Sot varrimi i Mbretëreshës Elizabeth II, vihet busti i saj në mes të Kukësit (VIDEO)

Sot bëhet varrimi i Mbretëreshës Elizabeth II, monakes britanike që në ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare më 8 shtator 2022.

Ndërkohë që pritet t’i jepet lamtumira e fundit, në Kukës është vënë busti i saj.


Busti, i punuar me gips, është vendosur para Pallatit të Kulturës.

Ende nuk dihet nëse kanë qenë qytetarët ata që e kanë vendosur apo Bashkia. Kujtojmë se kuksianët janë të shumtë që jetojnë dhe punojnë në Angli dhe mbretëresha ka qenë përherë një figurë e rëndësishme për ta./albeu.com


Shtuar 19.09.2022 10:18