Shkodra u trondit sërish mbrëmjen e së dielës, ku një 19-vjeçar u ekzekutua pranë Bulevardit “Bujar Bishanaku”.
Është zbardhur dinamika e ngjarjes. Mësohet se 19-vjeçari Erjon Xhenja ka qenë duke pirë kafe në momentin kur autorët i janë afruar me pistoletë dhe kanë qëlluar 5 herë në drejtim të tij duke e lënë të vdekur në vend.
Mësohet se i ati e ka telefonuar Erjonin dhe i ka kërkuar që të dy bashkë të udhëtonin drejt Malit të Zi, por i riu e ka refuzuar duke i thënë se ndodhej në lokal dhe ishte duke pirë një kafe.
“Dy orë para ngjarjes babai i viktimës i ka telefonuar djalit të tij dhe i ka kërkuar ta shoqëronte drejt Malit të Zi, por ai nuk ka pranuar duke i thënë se ndodhej në një lokal dhe po pinte kafenë”, tha gazetari i ABC, Simon Shkreli.
Në Shkodër, prej më shumë se 20 vitesh, shumë të rinj janë vrarë dhe ekzekutuar, ndërsa drejtësia ka bërë shumë pak për gjetjen e autorëve, ndërsa policia pothuajse asgjë për parandalimin e këtyre ngjarjeve kriminale.