Një 41-vjeçar shqiptar ka sulmuar dhe plagosur me thikë një 62-vjeçar grek, për arsye xhelozie, raporton Protothema.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një fshat në Lerapetrës, ku shqiptari pas një debati të fortë me grekun, dyshohet se e ka goditur me thikë në anën e majtë dhe të djathtë të qafës dhe është larguar me vrap.
Por ai u arrestua pak pas ngjarjes, dhe sot po dërgohet në Prokurorinë e Lasithit me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë dhe shkelje të ligjit për armët.
62-vjeçari u dërgua në spitalin e qytetit, nga ku u lirua pasi iu dha ndihma e parë./albeu.com