Mbreti Charles III u informua për përkeqësimin e shëndetit të nënës së tij, mbretëreshës Elizabeth II kur dëgjoi “hapat e shpejta në korridor” në Dumfries House në Skoci. Siç vë në dukje The Sun, Charles dhe gruaja e tij Camilla ishin në Dumfies House ku, sipas raportimeve, një ndihmës u dëgjua që vraponte nëpër korridor për t’i gjetur.
Camilla ishte gati të regjistronte një intervistë me vajzën e ish-presidentit amerikan George W. Bush, Chelsea kur telefoni iu dorëzua Charles.
Mbreti Charles mori telefonatën, pasoi heshtja dhe të gjithëve iu kërkua të heshtnin. Pastaj Charles dhe Camilla hipën në një helikopter. Çifti u informua në orën 12:30 dhe katër minuta më vonë u publikua deklarata nga Buckingham Palace që shprehu shqetësimin e mjekëve për ecurinë e shëndetit të Elizabeth.
Kujtohet se Charles ishte menjëherë pranë shtratit të nënës së tij, në Kalanë Balmoral, ku Princesha Anne po qëndronte me të ëmën në momentet e saj të fundit.