“E kam kryer me porosi”, vrau një rom dhe i bëri atentat shqiptarit: Viktor Çela “rrëfehet” para hetuesve

Policia greke ka ngritur një tjetër akuzë për shqiptarin Klodian Lekocaj, i cili ndodhet prej vitesh në burg si pjesë e të ashtëquajturës “Mafia e burgjeve, i akuzuar mes të tjerash edhe për bashkëpunim në vrasjen e avokatit grek Mihalis Zafiropoulos.

Akuza e re është ngritur pas arrestimit dy ditë më parë të shqiptarit Viktor Çala, 39-vjeç.

Ky i fundit u kap sëbashku me Andi Beqirin, 23 vjeç në një automjet ku u gjetën dy kallashnikove dhe një thikë ndërkohë që në banesë ju gjet dhe një pistoletë.

Policia greke zbuloi se Çala ishte autor i vrasjes së një romi grek dhe tentativës së vrasjes së një shqiptari, të dyja ngjarje të ndodhura në muajin korrik. Lidhur me vrasjen e grekut, para hetuesve Çala ka deklaruar se e ka kryer me porosi të Klodian Lekoçajt për shka të prishjes së pazareve të drogës.