Në mediat rozë po qarkullon lajmi se këngëtarja e njohur Tuna, është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të dytë!
Kjo pasi në pamjet që qarkullojnë në rrjet, barku i Tunës duket më i fryrë se zakonisht dhe kaq ka mjaftuar që të përflitet për një shtatzëni. Si duket këto lajme i ka dëgjuar edhe këngëtarja dhe ka vendosur që sot të reagojë për herë të parë, duke na bërë edhe më konfuzë.
Nëpërmjet disa fotosh nga koncerti të publikuara në Instagram, Tuna shkruan se shpreson që të organizojë një tjetër koncert së shpejti, teksa shton “A do të ulet apo rritet barku deri atëherë?!”
Sikundër mund ta kuptoni autorja e hitit “A don hala” ka nxitur edhe më shumë thashethemet, dhe duket se do presim edhe pak për të mësuar të vërtetën.
“Ndjehem e privilegjuar që pas këtij izolimi të gjatë individual dhe profesional, @theparkfestival festival më dha mundësinë të riçvirgjërohem në skenë. Gostivar të faleminderit për këtë eksperiencë të veçantë. Uroj sa më shpejt të shihemi pa maska e pa distanca… PS A do të ulet apo rritet barku deri atëherë?!” – është shprehur Tuna.