Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se do të dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat, posaçërisht për të komentuar marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.
Pavarësisht se presidenti e ka përshëndetur marrëveshjen me Hotit dhe Vuçiç në rrjetet sociale, kjo është dalja e tij e parë, para mediave pas zhvillimeve të fundit.
“Presidenti mban konferencë në orën 11:00. Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot (07.09.2020), në orën 11:00 mban konferencë për media”, thuhet në njoftimin e Presidencës.