Bie zilja e telefonit të sallë, Rama: Ka nga ata që jetojnë me radio në xhep

Kryeministri Edi Rama, gjatë kohës që  po mbante fjalën në Kongresin e Arsimit, në sallë ka rënë zilja e telefonit të dikujt që ishte i pranishëm aty.

Sigurisht, kjo nuk mund të kalonte pa u komentuar nga Rama, i cili e ktheu në batutë.

“Sot në këtë kongres është e rëndësishme të bëhet diçka që nuk e ka shumë dëshirë. Të kujtojmë nga e nisëm nën tingujt e kësaj muzike kaq kuptimplotë të dikujt që duhet të jetë shumë optimist që jeton me radio në xhep dhe nuk po spekuloj por më ka ndodhur disa herë që ndizen këto radiot nëpër xhepa. Një herë kam marrë guximin ta pyes personin dhe më ka thënë, është zilja e gruas. Se kështu janë burrat shqiptarë, të fortë, të pavarur, sundimtarë të pakontestueshëm jashtë mureve të shtëpisë. Tani meqë po flisnim për komunikimin digjital të lidhur dhe me një fije zëri me murin e shtëpisë që e kanë si zinxhirin e qenit”, tha Rama.


Shtuar 12.09.2022 10:12