Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për sulmin kibernetik të Iranit kundër Shqipërisë.
Reagimi erdhi përmes një deklarate të zëdhënëses së NSC (Këshilli i Sigurisë Kombëtare), Adrienne Watson.
Deklarata e plotë e zëdhënëses së NSC (Këshilli i Sigurisë Kombëtare), Adrienne ëatson mbi sulmin kibernetik të Iranit kundër Shqipërisë:
Letter Intended For ëhite House Tests Positive For Cyanide
“Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm sulmin kibernetik të Iranit kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë. Ne i bashkohemi thirrjes së kryeministrit Rama që Irani të mbajë përgjegjësi për këtë incident të paprecedentë kibernetik. Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin veprime të mëtejshme për ta mbajtur Iranin përgjegjës për veprimet që kërcënojnë sigurinë e një aleati të SHBA-së dhe që krijojnë një precedent shqetësues për hapësirën kibernetike”./albeu.com/