Mbappe merr “flakë” dhe PSG fiton, Juventus i pafuqishëm (VIDEO)

PSG ka arritur të fitojë ndaj Juventusit në ndeshjen e parë të grupeve.

Në minutën e 5-të, Neymar ka shërbyer një top spektakolar për Mbappe dhe francezi ka dërguar topin në rrjetë fluturimthi.

PSG po provonte për të gjetur golin e dytë dhe ia arriti qëllimit. Në minutën e 22-të Hakimi dhe Mbappe u futën brenda zonës duke bërë kombinime të shpejta dhe më pas francezi shënoi përsëri.

Juventus pati disa shkëndija me Milik por Donnarumma ishte i vëmendshëm.

Në pjesën e dytë, Juventus arrinë të ngushtojë rezultatin në minutën e 53-të me anë të amerikanit McKennie pas një asistimi nga Kostic.

Loja më pas u bë më shumë posesive nga ana e francezëve, ndërsa Juventus tentoi të dilte përpara për të barazuar rezultatin./ h.ll/albeu.com


Shtuar 6.09.2022 22:55