Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një takim strukturat e gruas së Degës së Tiranës, ka ngritur dhe njëherë shqetësimin e largimit të shqipraëve nga vendi, duke thënë se rrezikojmë të shpërbëhemi si komb.
“Unë jam besimplotë që kjo krizë e madhe dhe e padurueshme, sidomos për gratë dhe kryefamiljaret do të marrë fund. Rrezikojmë të shpërbehemi edhe si komb edhe si shtet sepse është kërcënuar vetë familja shqiptare.
Takojmë çdo ditë gra që thonë edhe fëmija i fundit iku në Gjermani apo Angli. Ikën sepse nuk mund të jetonin këtu, nuk mund të martoheshin këtu, nuk përballohet jeta këtu me këto rroga dhe me këto çmime marramendëse. Ikëm thonë shumë gra të tjera të reja për hir të fëmijëve, për shkollat qetësinë dhe sigurinë.
Kjo nuk mund të vazhdojë më tej me këtë mënyrë. Nuk besoj se do të bëjmë për gratë në një kohë të shkurtër atë që bëjnë danezët, por pse të mos bëjmë atë që bëjnë në Kosovë dhe Maqedoni, pse të mos bëjmë atë që bëjnë në Mal të zi apo aq sa bëhet në Serbi dhe në Bosnjë.
Nuk ka statistika më të errëta, ku në një vend në mënyrë të qëllimshme nuk janë rritur pagat dhe pensionet. Nëse do ishin rritur nuk do vidhej, sidomos në aferën e inceneratorëve, ku merren firma të personave që nuk ekzistojnë. Por edhe me veprat publik”, tha Meta./albeu.com