Keisi plas “bombën” për Stresin: Të martuar, kapen në hotele me femër tjetër (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme, në media qarkulloi lajmi se Keisi, partnerja e reperit Stresi, kishte nisur një lidhje të re me një mashkull ende misterioz për publikun.

Shkak u bë një foto e Keisit ku shkruante:

“S’ka si takimet ditën”, ndërsa benzinë zjarrit i hodhën deklaratat e Stresit për ish-partneren.

“Unë s’kam urrejtje ndaj teje, për mua mjafton të jesh mirë kudo të jesh, tjerat vijnë e shkojnë”- ka shkruar reperi në postimin e tij në InstaStory, ndërsa për “Iconstyle.al” u shpreh:

“Makiazhi mund t’ju bëjë të bukur në paraqitjen e jashtme, por nuk mund t’ju ndihmojë nëse jeni e shëmtuar nga brenda. Veçse nëse e hani makiazhin.”

Reagimi i Keisit s’ka vonuar shumë dhe duket se ajo i hodhi një goxha thumb partnerit të saj! Ajo përmendi faktin që dikur Stresi u bë kryefjala e lajmeve pasi u arrestua në hotel në shoqërinë e një femre.

“Imagjino ç’bëhet për një djalë imagjinar që nuk është parë me sy, bëhet dhe lajm portalesh mundësisht. Ndërkohë të tjerët që janë të martuar kapen në hotele me femër tjetër dhe prap s’dalin me shpirt të shëmtuar. Hajde botë hajde! Gjithsesi, gjithësecili e tregon veten në fund.”- ka përfunduar ajo.


Shtuar 3.09.2020 06:54