Parashikimi i motit për datën 2 shtator 2022

Vendi ynë vijon të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta në pjesë më të madhe të ditës.

Por, parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme duke krijuar mundësi për reshje, kryesisht në zonat veriore dhe pjesërisht në ato qendrore.

Po ashtu, dhe skaji juglindor pritet të ketë momente të pakta me pika shiu në zonat e izoluar.

Temperaturat e ajrit do të ulen me 2 gradë në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 13 gradë celsius deri në 32 gradë celsius./albeu.com