Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Berat ka ndodhur një shpërthim me tritol në catinë e një shtëpie.
Mësohet se pronari i shtëpisë është Altin Keqi, pronar i dy serviseve të celulareve një në Krujë e një në Fushë Krujë.
Keqi nuk njihet si person problematik dhe nuk ka konflikte me njeri, paraprakisht dyshohet për shkak të konkurrencës
Krujë/Informacion paraprak-Gjatë orëve të para të mëngjesit, në çatinë e banesës së shtetasit A. K., në lagjen “Borati”, Krujë, dyshohet se kanë hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.