Lazio “shuplakë” Interit, djemtë e Sarrit dhurojnë spektakël në “Olimpico” (VIDEO)

Lazio ka arritur të mposhtë Interin në “Olimpico” në kuadër të javës së tretë të Serie A.

Ekipi i Sarrit në këtë ndeshje vinte pas një barazimi dhe një fitoreje, ndërsa ai Inzaghit pas dy fitoresh.

Në stadiumin e tyre, Lazio mposhti Interin me lojë dhe rezultat, një sukses që shijon së tepërmi pasi vjen përballë një prej skuadrave më të mira të Serie A.

Vendasit arritën të zhbllokonin rezultatin në fundin e pjesës së parë me Felipe Anderson.

1-0 do të ishte rezultati i 45 minutave të para, ndërsa në të dytën, Interi arrin shpejt të gjejë golin e barazimit me Lautaro Martinez në minutën e 51.

Lazio nuk dorëzohet dhe vazhdon të luaj “kokë më kokë” më Interi deri në munitën e 73, kur do vinte një super gol i Luis Albertos.

Teksa Interi shtoi forcat në sulm në kërkim të golit të barazimit, prapavija po “fuste ujë” dhe në minutën e 86 është Pedro që shënon një tjetër super gol dhe vulos rezultatin në 3-1./albeu.com


Shtuar 26.08.2022 22:42