Kadri Veseli lirohet nga Haga?! Mbërrin me urgjencë në Mitrovicë

Mediat e Kosovës raportojnë se Kadri Veseli është liruar nga Haga dhe ndodhet në Mitrovicë ditën e sotme.

Mësohet se Veseli është liruar për shkak se ka shkuar për të vizituar babin e tij i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nuk dihet për sa kohë do të qëndrojë Veseli në Kosovë, por ai po ruhet nga forca të shumta të Policisë dhe Eulex.

Vetëm dy ditë më parë Gjykata Speciale i refuzoi Veselit kërkesën për lirim të parakohshëm, që do të thotë se ai do të vijojë të qëndrojë në paraburgim të Hagës teksa akuzohet për krime lufte si ish-lider i UÇK-së.


Shtuar 2.05.2021 17:48