Andrea Pirlo është i vendosur në transferimin e Edin Dzekos.
Trajneri i ri i Juventusit, po kërkon transferimin e një sulmuesi të qendrës, që do të zëvendësonte Gonzalo Higuainin, me argjentinasin që tashmë i është treguar dera e largimit.
Sipas medieve në Itali, një dëshirë e madhe për Pirlon është sulmuesi i Romës, Edin Dzeko.
Madje, raportohet se Pirlo ka telefonuar Dzekon, për të shtyrë 33 vjeçarin drejt Juventusit.
Pirlo i ka treguar Dzekos se si do të luajë ai te Juventus, së bashku me Cristiano Ronaldon dhe Paulo Dybalan.
Dzeko është pjesë e Romës që nga viti 2016, dhe në 141 paraqitje ka shënuar 70 gola.