Escobar dhe Lajçak në Kosovë: Jemi këtu që të mos ndodhë asgjë e keqe më 31 gusht

Ngjarjet e 31 korrikut në Veri të Kosovës nuk duhet të përsëriten, ishte mesazhi i të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ai shtoi se një gjë e tillë duhet të evitohet nga liderët e Kosovës dhe Serbisë.

“Komuniteti ndërkombëtar është shumë i shqetësuar me atë që kemi parë në 31 korrik, ata presin që të ne, të gjithë së bashku, negociatorët dhe liderët e Kosovës dhe Serbisë të mos lejohet që kjo të përsëritet më 31 gusht, prandaj jemi këtu”.

Pa dhënë shumë detaje për takimin me kryeministrin e Kosovës dhe propozimet e mundshme për targa, Lajçak tha se pret një zgjidhje para 1 shtatorit, para rifillimit të zbatimi i vendimit të reciprociteti për targa dhe dokumentet identifikuese.

“Ishte një diskutim shumë i rëndësishëm dhe po e vazhdojmë misionin. Jemi këtu që të sigurohemi që asgjë e keqe të mos ndodhë. Jam optimist prandaj jam këtu, nëse nuk do të besoja se ka zgjidhje nuk do të vija”.

Bashkë me emisarin e BE-së, në takim me Kurtin ishte edhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar që ofroi përkrahjen për dialogun me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian dhe se premtimet për evitim të tensionit në veri, duhet të jetësohen.

Të dy palët na kanë siguruar që nuk duan dhunë më një shtator. Prandaj ne jemi këtu që të gjitha dëshirat dhe optimizmi të përkthehet në një propozim konkret.

Të dërguarit ndërkombëtarë u takuan edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin e cila tha se ka shprehur se angazhimi Kosovës në dialog është i bazuar në mbrojtjen e sovranitetit, rendit kushtetues dhe integritetit territorial të Kosovës.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi takoi edhe krerët e partive opozitare e të enjten takon Listën Serbe, për tu nisur pastaj për Beograd.


Shtuar 24.08.2022 19:52