Kurti zhvillon takimin e parë me kryeministrin e Hungarisë, Péter Magyar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar për herë të parë me kryeministrin hungarez, Péter Magyar, gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Pas bisedës, Kurti njoftoi se të dyja vendet synojnë të avancojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe të zgjerojnë bashkëpunimin në disa sektorë.

Të lidhura

None found

“Jemi të interesuar për një intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe, duke zgjeruar e thelluar bashkëpunimin në një sërë sferash, nga arsimi tek ekonomia”, shkroi Kurti.

Ai veçoi edhe angazhimin e Hungarisë në misionin e KFOR-it, si dhe kontributin e saj në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon.

“Hungaria është një nga kontribuueset më të mëdha me trupa në kuadër të KFOR-it dhe ka rol të rëndësishëm për paqen dhe sigurinë rajonale”, deklaroi kryeministri.

Sipas Kurtit, konsolidimi institucional i Kosovës dhe procesi i integrimit të saj kanë rëndësi për stabilitetin dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.


Shtuar më 12.11.2026 18:49

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet