Gazetarja investigative, Klodiana Lala, është shprehur se shtetasi rus që u kap në uzinën e Gramshit dhe që hodhi lëndë lakrimogjene mbi ushtarët shqiptarë, ka ardhur në vendin tonë me biçikletë.
Kjo mesa duket është një ironi e gazetares, pasi 3 shtetasit qarkullonin me një makinë tip Chevrolett.
Por ende nuk dihen detaje të plota mbi ngjarjen dhe ndoshta Lala di diçka më tepër.
“Ky rusi qe hodhi lende lakrimogjene mbi ushtaret ne Gramsh na paska ardhur ne Shqiperi me biciklete:)”, ka shkruar Lala.
Kujtojmë se gjatë tentativës për të hyrë në uzinë, shtetasit rusë hodhën lëndë kimike drejt ushtarëve tanë, duke i lënë të plagosur./albeu.com/