Drejtor i Përgjithshëm i Departamentit për Veprimin Klimatik (DG CLIMA) në Komisionit Evropian, Mauro Petriccione, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare.
“Mauro ishte kolegu dhe miku ynë. Ai ishte një evropian i vërtetë në traditën më të mirë të organizatës në të cilën ai punoi për pjesën më të madhe të karrierës së tij,” shkroi nënkryetari i Komisionit Evropian, Frans Timmermans.
Petriccione, ishte një mbështetës i lidershipit evropian për veprimin klimatik dhe një negociator efektiv në nivelet më të larta ndërkombëtare.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka shprehur ngushëllimet për këtë humbje.
“Me dhimbje të thellë mësova për ndarjen nga jeta të Mauro Petriccione, Drejtori ynë i Përgjithshëm për Veprimin Klimatik”, ka shkruar ajo në Twitter.