“Ertugrul” romantik? Shihni dedikimin e ëmbël për 6-vjetorin e martesës (FOTO LAJM)

Aktori turk Engin Altan Duzyatan, i njohur në Shqipëri me rolin e “Ertugrulit”, prej 6 vitesh është i martuar me Neslisah Alkoçlar.

Çifti janë prindër të dy fëmijëve dhe kanë një jetë shumë të lumtur familjare.

Ditën e sotme Engin dhe Neslisah festojnë 6-vjetorin e martesës së tyre dhe në këtë ditë nuk ka munguar një dedikim nga aktori.

Ai ka postuar një foto të tyre në Instagram, ku shfaqen të buzëqeshur në krahët e njëri-tjetrit dhe shkruan:

“Fjalët janë të padobishme”, shoqëruar me datën e tyre të martesës. Por edhe Neslisah ka bërë një dedikim për Enginin në këtë ditë speciale.

“Dikur doja të isha “një” me ty, pastaj u bëmë “ne” dhe dëshira ime e vetme është të jem përjetë përkrah teje. Të dua”-shkroi bashkëshortja e aktorit.


Shtuar 29.08.2020 07:07