“Të kam para syve si luftove deri në frymën e fundit”, Flori Mumajesi kujton të ëmën e ndjerë me dedikimin rrëqethës

Flori Mumajesi ka kujtuar nënën e ndjerë përmes një postimi prekës. Kantautori e humbi nënë në shkurt të vitit të kaluar për shkak të problemeve me zemrën. Ai e ka kujtuar të ndjerën në ditën e tij të lindjes me disa fjalë prekëse.

“Nëpërmjet muzikës kam ndarë ndër vite copëza shpirti, prej kohësh nuk e bëj më, mbase prandaj e ndjeva kaq të nevojshme ta ndaja edhe aq shpirt sa më ka mbetur me këtë foto dhe pikërisht sot! Sot u zgjova djersitur dhe sa bëra të çohem nga krevati më erdhi era Loke, era mushe, era mam, era që më ka rritur, era jetë, era që vdisja ta nuhasja duke zhytur kokën në qafë, era më e mirë në botë.

Të lidhura

None found

Më mungon është pak ta them, çdo ditë të kam para syve si luftove duke më shtrënguar dorën deri në frymën e fundit. Asnjë urim s’ma mbush dot shpirtin kur s’e kam një telefonatë nga ty, një mesazh! Më ike ditën që më linde mushe, nuk e di a është më ditëlindja ime në datën 23.”, ka shkruar Flori.


Shtuar më 23.08.2022 09:18

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomjojobetjojobetgrandpashabetTürk İfşajojobet güncel girişjojobetjojobetGRANDPASHABET GİRİŞgrandpashabet güncel girişgrandpashabet resmi girişjojobet girişSahabet girişjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabet resmi girişgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobettaraftarium24maç izlecanlı maç izlejojobetjojobetjojobet giriş