Ish-presidenti Ilir Meta është shprehur i bindur se do të jetë pjesë aktive e politikës edhe për 25 vite të tjera.
Komentet Meta i ka bërë në një kohë që socialistët kanë ndërmarrë nisma ligjore për ta nxjerrë jashtë loje.
Në një konferencë për shtyp nga selia e Partisë së Lirisë, Meta tha se është i ndërgjegjshëm për çdo firmë që ka hedhur gjatë këtyre viteve.
“Ilir Meta do të jetë edhe 25 vite të tjera në politikë aktive. Është këtu se në çdo firmë që ka hedhur në jetën e vet është shumë i ndërgjegjshëm në atë që firmos. Duhet të jemi të qartë se flagranca e tyre është shumë e rëndë dhe tregon kalbëzimin përfundimtar të këtij shteti gangster, që me një të shtyrë shumë të lehtë do të bjerë atje ku e meriton. Shqipëria jonë nuk do të bjerë bashkë me ta përkundrazi”, u shpreh ai./albeu.com/