Të tjera detaje dalin nga vrasja e 36 vjeçarit shqiptar Elson Kavaleri mbrëmjen e djeshme në Itali.
Mediat italiane shkruajnë se Kavaleri më parë ka qenë hetuar për prostitucion, përveç një konflikti që ka pasur me fqinjin e tij në Shqipëri në vitin 2014.
Kështuqë policia italiane është duke hetuar në dy pista.
Viktima, me banim në zonën e Sienezit, mund të jetë vrarë për shumë arsye, një plagosje për të cilën ishte dënuar në Shqipëri apo edhe për konfliktet e hapura në Itali. 36-vjeçari ishte përfshirë në hetime për prostitucion, por nuk u dënua asnjëherë,”- shkruajnë mediat italiane.
Elson Kalaveri u vra një natë më parë në fshatin Castelnuovo Val di Cecina, Pisa, Itali. 36-vjeçari u qëllua me 15 plumba nga tre persona të maskuar me kapuçë të zinj që u larguan me një mjet me targa gjermane nga skena e krimit. Personi që ka qenë në drejtimin e mjetit ku ndodhej 36-vjeçari shqiptar nuk është identifikuar ende. Por, ai ka shpëtuar dhe nuk e ka kapur asnjë plumb. Ai ka kërkuar dhe ndihmë në një lokal pranë zonës, Kalaveri nuk u shpëtoi dot plagëve të shkaktuara nga plumbat./albeu.com