Një pushues nga Ukraina i cili kishte zgjedhur Shqipërinë për të kaluar disa ditë pushimi, ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm dhe bëhet fjalë për 44-vjeçarin me inicialet O. A.
Sipas policisë, pushuesi ndodhej në një hotel në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë dhe pasi ka ndjerë komplikacione shëndetësore është transportuar në spital, vend në të cilin ka ndërruar jetë.
Nga veprimet dhe hetimet paraprake dyshohet se 44 vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes kronike të Hepatitit C.
Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë për vlerësim juridik.