Doni të zbuloni të ardhmen? Mësojeni përmes këtyre shenjave

Tek popujt e ndryshëm sikurse edhe tek ne, që nga kohërat e lashta kanë ngelur bestytni që kanë të bëjnë me parashikimin e ardhmërisë.

Parashikimet gjithmonë kanë qenë një temë e dashur për astrologët dhe personat religjiozë mirëpo interpretimi i tyre nuk është një gjë e lehtë.

Njëra nga interpretimet ndodhet në shkrimet vedike Shrimad Bhagavatam dhe thotë se realiteti material dhe perceptimi i botës përmes shqisave zhvillohet më tepër kur shpirti vendos përmes egos vetëdijen e saj në energjnë materiale. Prandaj edhe thuhet se bota materiale është një lloj i ëndrrës.

Të kuptuarit e shenjave natyrore kërkon të keni intuitë të caktuar, ndërsa më poshtë do ua sqarojmë se si në Indi funskionon ky veprim. Në Indi ekziston një lloj i hardhucës e quajtur tiktik për shkak të zërit që lëshon, dhe nëse dëgjohet ai zë gjatë bisedës, gjëja e fundit e thënë konsiderohet e vërtetë. Tregimi fillon kështu: dy të rinj kanë shkuar te astrologu duke dashur që të bëjnë shaka me të duke ia dhënë horoskopin e të vdekurve kur në atë moment hardhuca tiktik ka ra prej muri në ventilator dhe ka ngordhur. Pas këtij veprimi në tërë dhomën ka mbretëruar qetësia ndërsa astrologu duke shikuar më thellë në horoskop ka konstatuar se është horoskop i të vdekurit, të rinjtë kanë vazhduar duke e pyetur se si ka vdekur ndërsa astrologu në atë moment ka vërejtur se para shtëpisë është duke kaluar nëj njeri duke tërhequr një lopë me litar në qafë dhe ua ka dhënë përgjigjen se njeriu është varur që nënkupton se përgjigjen e ka marrë nga një gjë që në shikim të parë duket e zakonshme dhe që nuk ka lidhje me parashikimin.

Ekzistojnë shumë shembuj se si të parashikoni gjërat ndërsa ne do ua cekim ato më të rëndësishmet.

Bimët

Tërfili : janë me fat ato me 4,6,8 dhe 9 gjethe, sa më tepër gjethe aq më shumë fat. Fat të keq sjell tërfili me 5 apo 7 gjethe andaj pasi të gjeni një të tillë duhet ta shkatërroni. Më tepër fat sjell tërfili që e gjeni rastësisht sesa ai të cilin e kërkoni, pasi ta gjeni këtë bimë duhet ta këpusni me thonj apo me dhëmbë dhe ta veni në një shami të mëndafshtë , ta mbani afër zemrës dhe mos ti tregoni askujt për të.

Kokrra e grurit: rrallëherë mund të gjendet e dyfishtë apo trefishtë, mirëpo nëse gjendet sjell fat.

Kashta me kokërr: para derës është shenjë e ardhjes së mysafirit mashkull në shtëpi, pa kokërr nënkupton femër.

Nëse gjeni ndonjë degë, është shenjë se dikush ju adhuron andaj degën nuk duhet ta shkelni por ta largoni me dorë.

Lulevjollcën e parë që e gjeni në pranverë duhet ta hani pasi këtë vit do ju duan më të afërmit.

Kafshët

Nëse i ndihmoni cilësdo kafshë në vështirësi, mirësia do ju kthehet.

Nëse macja e zezë ua pret rrugën, gjatë rrugës nuk do të keni fat.

Nëse në rrugë ju vjen një qen përballë, do ta kryeni punën me sukses.

Nëse e dëgjoni qyqen dhe keni në vete para, atëherë do ti keni paratë gjët tërë vitit. Nëse nuk keni para atëherë do ju mungojnë gjatë tërë vitit.

Nëse korbi apo një numër më i madh prej tyre fluturon mbi kokën tuaj duke lëshuar zëra, keni kujdes nga fatkeqësitë.

Zëri i hutit paralajmëron sëmundje, nëse është ulur në shtëpinë tuaj dikush nga familja do të sëmuret. Aty ku këndojnë hutat është e groposur ndonjë pasuri.

Nëse e shihni merimangën në mëngjes, nënkupton brenga dhe fatkeqësi. Në mesditë nënkupton se do i tejkaloni vështirësitë lehtësisht, nëse e shihni në mbrëmje nënkupton fat. Nëse merimanga ju bie nga lart, do të merrni lajme të mira.

Kur gjeli këndon para derës së shtëpisë, do ju vijnë musafirë.

Kur dallëndyshja bën çerdhen në çatinë e shtëpisë, në atë shtëpi do të ketë paqe.

Gjësende

Patkoi i vjetër i kalit sjell fat, kur ngulitet në derën e shtëpisë e mbron shtëpinë nga fatkeqësitë.

Kur mobiljet e shtëpisë kërcasin, dikush në shtëpi do të sëmuret.

Kur gërshërët bien në dysheme dhe nguliten, në shtëpi do të ketë zënka.

Kur bie thika dhe ngulitet, do të përjetoni tradhëti nga personi i dashur.

Kur huazoni barërat mos faleninderoni pasi nuk do të funksionojnë.

Nëse në tavolinë lihen rrobe, priteni ndonjë sëmundje.

Nëse derdhet kripa në tavolinë duhet të mblidhet me thikë, në të kundërtën do të ketë zënka në shtëpi.

Nëse thyhet gota në tavolinë apo duke cakërruar, do të ketë fat.

Pasqyrën e thyer duhet ta mbledhni dhe duhet të hidhet pasiqë sjell fatkeqësi.

Shprehitë e njerëzve

Kur 4 persona përshëndeten njëkohësisht dhe i kryqëzojnë duart, do të vijë deri tek grindja dhe ndarja.

Nëse fëmija sëmuret pa i mbushur 1 vit, do të jetë i dobët.

Nëse janë 13 persona në një tavolinë, njëri prej tyre do të sëmuret.

Kur të zgjoheni në mëngjes, mos u ngritni me këmbë të majtë pasiqë sjell ters.

Nëse u lëvizin këto pjesë:

Kupa e kokës – shpresoni në ndonjë fitim.

Balli – duhet të sjellni vendime të vështira.

Qafa- prisni një lajm të keq mirëpo me përfundim të mirë.

Syri i djathtë- do të keni sukses në punë.

Syri i majtë- është shenjë e zënkës.

Buza e sipërme- do vijnë musafirë të panjohur.

Buza e poshtme- do të keni sukses në qëllimet e juaja.

Të dy buzët- do të putheni.

Stomaku- do të keni fitim të madh.

Shpina- do të shpëtoni nga belaja.

Nëse ju kruhet:

Hunda- do të jeni e zemëruar.

Mjekrra- do jeni e lumtur.

Dora e djathtë- do jepni të holla.

Dora e majtë- do të merrni të holla.

Nëse ju fishkëllen veshi i djathtë do të merrni lajm të mirë, nëse ju fishkëllen i majti do të merrni lajm të keq. Nëse e kafshoni gjuhën, dikush është duke ju përgojuar.


Shtuar 17.08.2022 07:13