“Ancelotti më tha të bëja goditjen e lirë sepse ishte i sigurt që do të shënoja”, Alaba foli për hyrjen si zëvendësues dhe golin e fitores

Në ndeshjen debutuese të sezonit të ri, Real Madrid u përplas me Almeria dhe nuk mundi të hapte autobusin. Vetëm në minutën e 61-të madrilenët barazuan falë Lucas Vazquez-it dhe 14 minuta më vonë David Alaba shënoi golin e fitores me goditje dënimi. Austriaku e bëri këtë menjëherë pas ndryshimit.

“Para se të hyja në fushë, Ancelotti më tha të bëja një goditje dënimi sepse më kishte parë të shënoja.

Të lidhura

None found

Pas golit, ai [Ancelotti] më tha: “Dëgjo, të thashë”, tha Alaba duke buzëqeshur.

“Jam shumë i lumtur për të. Ai është bërë një lider për ne lojtarët e rinj të Real Madridit”, tha Fede Valverde pas ndeshjes. /albeu.com/


Shtuar 16.08.2022 17:48