Nga Fieri në Peqin, hajduti 57-vjeçar shkon të vjedhë banesën, dhunon personin që ruan shtëpinë

Foto ilustruese

Një 57-vjeçar nga Fieri është arrestuar nga policia pasi është kapur duke vjedhur në një banesë.

Policia është njoftuar nga shtetasi A.M, i cili kishte marrë në ruajtje shtëpinë e emigrantëve.

Ky i fundit është dhunuar fizikisht nga grabitësi.

Mësohet se policia ka arrestuar hajdutin si dhe materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftim policie

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin P. Z., 57 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, pasi ka tentuar të vjedhë në banesën e një shtetasi (në emigrim), e cila ishte në ruajtje nga shtetasi A. M. 57-vjeçari gjithashtu goditi me grushte shtetasin A. M. gjatë tentativës për të vjedhur në banesë”, njofton policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com


Shtuar 16.08.2022 11:40