Të tjera detaje kanë dalë nga plagosja e Admir Bejos ditën e sotme në Kuçovë.
Bejo nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare, pasi në vitin 2007, ai së bashku me vëllanë Ilija Bejon, kanë tentuar që të vrasin 2 vëllezërit Ardian Kundja dhe Saimir Kundja.
Ngjarja ndodhi rreth orës 8:00 te mëngjesit më 26 dhjetor 2007, teksa dy vëllezërit Kundja ishin duke dalë nga hyrja e pallatit në të cilin jetonin.
Pas të shtënave, dy autorët që menduan se i lanë të vdekur shënjestrat e tyre, u larguan me shpejtësi nga vendngjarja, me një automjet tip “Ford Fiesta” me targa TR 79 88 N.
Por vëllezërit e plagosur u dërguan në spitalin e qytetit dhe arritën të mbijetonin.
Ngjarja e atëhershme mendohet se ndodhi për një vajzë nga Kuçova që bashkëjetonte prej më shume se një viti me Ilia Bejon.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së sotme dhe vënien para drejtësisë të autorëve./albeu.com/