Ten Hag: Më vjen keq për tifozët, kemi nevojë lojtarë të rinj dhe cilësorë

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag ka folur pas humbjes së thellë nga Brentford të shtunën pasdite në kuadër të javës së parë në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq pësuan humbjen e dytë nga dy ndeshjet e para të sezonit 2022/23 në Ligën Premier, ku kësaj radhe u mposhten thellë 4-0 nga Brenfordi.

Kjo humbje ka lënë shije të hidhur tek të gjithë e në veçanti te trajneri Ten Hag, i cili ka shprehur keqardhje për tifozët.

Holandezi gjithashtu ka shtuar se ai dhe ekipi duhet të marrin përgjegjësi, ndërsa ekipi ka nevojë për përforcime.

“Ekipi duhet të marrë përgjegjësinë. Më vjen keq për tifozët”, ka thënë fillimisht Ten Hag për Sky.

“U kërkova të luanin me besim dhe të merrnin përgjegjësi, kjo është ajo që ata nuk bënë”.

“Nënshkrime të reja? Po. Ne kemi nevojë për lojtarë të rinj dhe lojtarë cilësorë. Ne do të përpiqemi t’i bindim ata të bashkohen me ne”.

“Vetëm kur të qëndrojmë së bashku do ta kapërcejmë këtë situatë. Menaxheri është përgjegjësia kryesore dhe unë e marr këtë”, përfundoi holandezi.

Shtuar 13.08.2022 21:49

Tags: