Roza Lati i jep fund lidhjes me të dashurin! Pse ndarja me partnerin misterioz mund të ketë qenë konfliktuale

U përfol se moderatorja e njohur, Roza Lati, i ka dhënë fund lidhjes së saj më të fundit disa muaj më parë.

Në qershorin që lamë pas ajo festoi ditëlindjen e saj dhe në krah të saj ishte edhe partneri. Festa e madhe bëri bashkë miqtë dhe të afërmit e moderatores, por edhe partnerin misterioz.

Pas rreth 2 muajsh pas festës së ditëlindjes, çifti i ka dhënë fund lidhjes dhe këto aludime i ka konfirmuar vetë Roza Lati, teksa ishte e ftuar në “Prive Reality” ku u pyet nga moderatorja Liberta Spahiu në lidhje me statusin e saj.

“Kanë dalë llafe që jam fejuar. Jo, nuk jam fejuar. Kam qenë në studio me Monika Lubonjën dhe kam bërë një shaka, një batutë. Dhe prej shakasë e kanë kapur e kanë… Jam single, do thuash që jam ndarë këto kohët e fundit? Po, jam ndarë! E ndava bastardin, nuk më meritonte”, tha Roza Lati.

Por si u zbulua lidhja e prezantueses?

Teksa kishte të ftuar Monika Lubonjën, Roza e pyeti se përse nuk martohet.

Roza Lati: E bukur je, e qeshur, pozitive…

Monika: Të gjitha të mirat, por si duket meqë nuk kam një të keqe, këtu po çaloj. Nuk i duan kaq të mira. E më pas moderatorja ka treguar se në një periudhë të jetës së saj kur ‘ishte beqare’ nuk i shkruante njeri pasi mendonin se ajo ishte në një marrëdhënie me dikë.

Roza: Në një periudhë të jetës sime kur unë kam qenë beqare e dashur Monika…

Monika: Pse tani je e martuar?

Roza: Nuk duhet ta nxjerr unë lajmin këtu, nuk duhet të bëhet për mua, po për ty. Isha për një kohë të gjatë beqare edhe nuk më vinin as mesazhet, nuk më shkruante njeri dhe e dini si ishte puna? Mendojnë të gjithë se kushedi sa i shkruajnë asaj dhe nuk më shkruante asnjë njeri.

Roza i drejtohet ish-it të saj me fjalët “bastard”, gjë që të bën të dyshosh se kjo ndarje ka përfunduar jo në mënyrën më të mirë të mundshme.