Drejt shkarkimit të Metës! Spiropali jep detajet e fundit: Firmat janë mbledhur

Ministrja Elisa Spiropali ka folur në lidhje me shkarkimin e Presidentit Meta.

Spiropali ka deklaruar se PS ka mbledhur firmat për të shkarkuar Ilir Metën nga posti i Presidentit.

“Kemi mbledhur firmat dhe do ndjekim procedurat parlamentare.

Do ta shkarkojmë në Kuvendin e Shqipërisë, pastaj shkon çështja në Gjykatë Kushtetuese.

Ne nuk ndjehemi as triumfator në këtë fitore, nuk do keni nga ne asnjë fishekzjarre asnjë triumf.”- tha ndër të tjera Spiropali.

 

 


Shtuar 30.04.2021 22:07