Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës me mediat është pyetur nga gazetarët në lidhje me paralajmërimin e Metës për qeveri teknike në shtator.
Berisha është shprehur se ata nuk e kanë disktuar këtë, por kjo po ashtu është edhe një tezë e PD-së.
Sali Berisha: Nuk kemi diskutuar por teza jonë është kjo: Që Edi Rama duhet të largohet një ditë e më parë, pas largimit të kësaj qeverie, natyrisht detyra më themelore është pregatitja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
A do ngarkohet një qeveri teknike apo si do quhet ajo, apo “ad hoc” për të përgatitur zgjedhjet është dicka që do vendosin forcat politike por largimi i Ramës është absolut./albeu.com