Tjetër ngjarje e rëndë në Prrenjas, 46-vjeçarja gjendet pa shenja jete në kasolle, çfarë dyshohet

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prrenjas ku një 46-vjeçare është vetëvarur në kasollen pranë banesë së saj. Në trupin e viktimës nuk ka patur shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Stranik, Prrenjas, është gjetur, dyshohet e vetëvarur në kasolle pranë banesës pa shenja dhune shtetesia A.K., 46 vjeçe.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.