“Hajde duroje këtë qoftëlargun”, ironia e Artan Hoxhës për Metën dhe Ramën

Gazetari Artan Hoxha pas fitores së Bayern ka bërë një reagim ironik për politikën shqiptare.

“Hajde duroje tani këtë qoftëlargun kur ti dedikojë status Bayern dhe Rumeniges”, shkruan Hoxha për Ramën. Ndërsa nuk lë pa përmendur Presidentin, për të cilin thotë: “Do përshëndëse Bundestagun edhe çunat e Shijaksburgut”.

Hoxha e lidh fitoren e Bayern me një bashkëpunim mes opozitës dhe PS në sezonin vjeshtë-dimër, megjithatë mbetet për tu parë se cfarë do të ndodhë me politikën shqiptare.

Postimi i plotë:

Obobo edhe kete kishim mangut!!! Hajde duroje tani kete “qoftelargun”, kur ti dedikoje status Bayern dhe Rumeniges… Ndersa presidenti, do pershendese Bundestagun edhe çunat e Shijaksburgut🤪🤪🤪

Gjithsesi nen frymen e gezimit dhe fitores se champions league, opozitaret dhe Taulant Balla, te gjithe tifoze te Bayern, duhet ta gjejne frymen e bashkepunimit per sezonin e ri vjesht-dimer🤣🤣🤣
Foto: Rama me presidentin e Bayern, Karl Heinz Rummenige ne Allianz Arena ne Munich…


Shtuar 24.08.2020 07:04