Infeksionet e hundës dhe veshit në verë, këshilla si të tregoni kujdes

Vera për shumicën e njerëzve është stina e shkujdesjes. Për disa, megjithatë, është një kohë kur shfaqen disa probleme shëndetësore, të cilat u prishin pushimet dhe humorin. Infeksionet e veshit dhe hundës mund të ndodhin tek fëmijët dhe të rriturit dhe u shkaktojnë shumë telashe.

Për të shmangur sa më shumë probleme të tilla këtë verë:

Shkoni në kohë te otorinolaringologu, për të pastruar alveolat nga veshët.

Sigurohuni që t’i mbani veshët sa më të thatë dhe mos vendosni në to sytha pambuku, lapsa, kapëse letre, thonj ose çelësa për t’i pastruar. Nuk hiqet kështu folikuli, mos u përpiqni ta hiqni vetë dyllin e veshit.

Nëse keni dhimbje veshi, gjakderdhje nga veshi ose humbje të papritur të dëgjimit, vizitoni menjëherë një otolaringolog për vlerësim.

Mos notoni në dete apo pishina të pista.

Mos përdorni pika antibiotike për veshin ose hundën pa këshillën e mjekut otolaringolog.

Mbuloni veshët kur laheni, veçanërisht nëse keni dermatit ose daulle veshi të shpuar.


Shtuar 10.08.2022 17:09