Tani në verë, ajo cka ka më shumë nevojë organizmi janë pikërisht lëngjet dhe frutat në mënyrë që të jemi më të freskët por edhe ti bëjmë ballë temperaturave të larta.
Një prej frutave të stinës është dhe shalqiniu, por sa herë vendosim për të blerë e kemi të vështirë të zgjedhim.
Shumë prej jush mund t’i besojnë metodës klasike ”shiko, provo dhe bli”, por me truket e mëposhtme do të mund të zgjidhni një shalqi të ëmbël pa u lodhur shumë. Një ndër gabimet që bëjnë shumë blerës është të përzgjedhin një shalqi që duket sa më i pastër dhe me lëkurë të lëmuar. Në të vërtetë sa më e zverdhur dhe me shenja të jetë sipërfaqja, aq më i ëmbël është shalqiri.
Shumë pak e dinë, por edhe shalqiri ka gjini, ka shalqi mashkullorë të cilët janë më të gjatë dhe në formë vezake dhe shalqi femërorë që janë të rrumbullakët.
Kur të blini shalqi, hidhini një sy edhe bishtit të tij, ky detaj i parëndësishëm në pamje të parë në fakt tregon pjekurinë e frutave.
Në qoftë se ai është shumë i gjelbër shalqiri është ende i papjekur, ndërsa kur është si i fishkur dhe i kafenjtë keni qëlluar në shenjë pasi do të hani një shalqi të ëmbël mjaltë.
Ju bëftë mirë !