Përfshihet nga flakët një nga mjetet e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Devoll.
Mjeti, bëjnë me dije burime pranë kësaj njësie, kishte vite jashtë funksionit dhe ndodhej i parkuar në pjesën e pasme të godinës.
Është dashur ndërhyrja e Forcave të Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë së Devollit për të bërë të mundur shuarjen e flakëve para se të përfshinin edhe një mjet tjetër që ndodhej i parkuar në afërsi të garazheve ngjitur me mjetin e djegur.
Burime paraprake thanë se zjarri në mjet mund të ketë qenë aksidental por grupi i hetimit të Komisariatit të Devollit po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa subjekteve pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.