Makina ka përplasur një 22 vjeçare në Tiranë.
Kjo e fundit gjendet në kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:55, tek “21 Dhjetori”, mjeti me drejtues shtetasin D. M., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen B. M., 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.