Me kallashnikovë e anti-plumba, FNSH arreston 26-vjeçarin që vrau vëllanë në Maqellarë

26-vjeçari Florian Tonuzi, është arrestuar  ditën e sotme pasi vrau vëllain e tij më të vogël mëngjesin e djeshëm.

Nga informacionet paraprake të policisë, 26-vjeçari është arrestuar sot afër banesës pasi ishte shpallur në kërkim si i dyshuari kryesor për vrasjen e Benard Tonuzi 23 vjeç.

Arrestimi ka ndodhur në 37 lagje, kur sot kanw shkuar forca të shumta të FNSH dhe Policisë së Dibrës, të armatosur me kallashnikovë dhe anti-plumba, të cilët i afrohen banesës së braktisur, pasi u dha sinjali se autori fshihet aty.

Si ndodhi ngjarja në Maqellarë të Dibrës një ditë më parë?

Florian Tonuzi dhe vëllai i tij, Benard Tonuzi, kanë qëndruar deri në mesnatë në një lokal në Maqellarë dhe më pas janë kthyer bashkë në shtëpi.

Floriani ishte duke drejtuar automjetin me të cilin po ktheheshin në banesë, ndërsa vëllai i tij më i vogël, Bernardi ishte i ulur në vendin e pasagjerit.

Gjatë mbërritjes pranë hyrjes së banesës, vëllezërit kanë thirrur të atin e tyre që t’iu hapte portën. Babai ka dalë jashtë, iu ka hapur portën fëmijëve, të cilët kanë hyrë në oborrin e shtëpisë dhe pikërisht aty ka ndodhur dhe ngjarja tragjike.

26-vjeçari Florian Tonuzi e ka qëlluar vëllanë e tij me thikë brenda makinës, ndërsa i ati ka parë gjithë ngjarjen e tmerrshme.

Viktima 23-vjeç si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital, ndërsa po punohet për kapjen e autorit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.


Shtuar 30.04.2021 12:42

Tags: