Armando Broja realizon ëndrrën e tij dhe bëhet i pari lojtar i Kombëtares qe luan me fanellën e Chelseat në Premier League. 15 minuta i dha në këmbë trajneri Thomas Tuchel në transfertën e Liverpool kundër Everton, duke konfirmuar besimin që ka ndaj shtatlartit shqiptar.
20-vjeçari me origjinë nga Shkodra e nisi ndeshjen nga stoli dhe u aktivizua në minutën e 75 në vend të qendërsulmuesit Kai Havertz duke dhuruar disa momente dhe sinjale shpresëdhënëse në fushën e lojës.
Aktivizimi në ndeshjen e parë të sezonit konfirmon faktin se Tuchel planifikon ta mbajë në skuadër bomberin shqiptar duke refuzuar përfundimisht ofertat e disa klubeve në Premier dhe Serie A.