Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Arjan Tasen, polici që përplasi për vdekje 7-vjeçaren në Himarë.
Pas vendimit të gjykatës, Tase ka thënë: “Ngushëllime familjarëve, falje policisë së shtetit, nuk e ka kundërshtuar vendimin e marrë sot”.
Si ndodhi ngjarja?
Më 2 gusht, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, Arjan Tase, duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, ka goditur vajzën e mitur e cila po lahej në bregdet. Vogëlushja, për shkak të plagëve të rënda ka ndërruar jetë menjëherë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur para syve të qindra pushuesve, të cilët janë tronditur nga ajo që kanë parë.
Familja e viktimës, me mbiemër Avdia, kishte nga ardhur nga Anglia për të kaluar pushimet në Shqipëri, ndërsa me origjinë ishte nga Tropoja. Pushuesit, të cilët kanë qenë dëshmitarë okularë të ngjarjes, u shprehën se mjeti është afruar në breg dhe ka bërë një manovër kthimi indietro dhe në këtë moment helika ka goditur fëmijën, ndërsa drejtuesi nuk ka qenë aspak i vëmendshëm për të shmangur atë./albeu.com