Një reagim i kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme, jo më shumë se 24 orë pas vrasjes së 7-vjeçares nga një skaf në Himarë, ku tha se ky sezon turistik është më i rregull, ka bërë që rrjeti të shpërthejë.
Analisti Andi Bushati ka reaguar po ashtu duke thënë se sipas Ramës atë engjëllin e vogël nuk e ka vrarë ai xhandari i Rilindjes.
“Po të lexosh fjalorin me të cilin Rama përshkruan ngjarjen e Himarës: “vampirë politikë”, “kafshëri politike”, “çeta me non grata”, “spiunë me identitet të dyfishtë”, të duket sikur atë engjëllin e vogël e vranë Meta me Berishën dhe jo ai xhandari i rilindjes,” shkruan ai.
Kujtojmë se autori i ngjarjes në Sarandë, Arjan Tase, i cili ishte me detyrë komisar. Pas ngjarjes ai u përjashtua nga Policia e Shtetit dhe tani ndodhet në burg. Mbi të rëndon vepra penale “Vrasje nga pakujdesia”./albeu.com