Vdekja e mistershme e 17-vjeçares, kush ishte 25- vjeçari që drejtonte motorin e ujit? (FOTO LAJM)

Publikohet fotot e 25- vjeçarit, Indrit Bajraktari, i cili drejonte motorin e ujit ditën e djeshme në Velipojë, ku humbi jetën Enisa Doda, pasi ra në det.

News 24 bën me dije se ka dalë autopsia e vajzës së vdekur, dhe është konstatuar se nuk ka shenja dhune në trup por vetëm disa të nxirra nga përplasja e saj në ujë pas rrëzimit nga motori i ujit.

Mësohet se ata ishin thjesht vetëm shokë dhe dolën një xhiro në det. Tashmë Bajraktari akuzohet për tre vepra penale, shkaktim i vetëvrasjes, pengim i procedurave hetimore, moskallëzim krimi.

Ai nuk i dha ndihmën e parë vajzës Enisa Doda në vendngjarje.


Shtuar 20.08.2020 11:00