Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku disa fëmijë janë dhunuar barbarisht nga mësueset e kopshtit.
Rasti tronditës është filmuar nga kamerat, të cilat kanë kapur dy mësuese të një kopshti në pronësi të kishës, duke rrahur dhe dhunuar brutalisht një djalë tre vjeçar.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur më 6 korrik në Xhorxhia, në parashkollorin Clarkston First Baptist, i cili i përket kishës Baptiste, kur gjyshja e djalit tre vjeçar shkoi të merrte fëmijën nga stacioni. Nëna e tij, Krystin Collier, raportoi se djali i saj u kthye në shtëpi me njërën nga këpucët që i mungonte, rrobat e tij ishin të grisura dhe të ndotura, dhe ai ishte dukshëm i mërzitur dhe nuk pushonte së qari.
“Në këtë ditë, ai ishte shumë, shumë i mërzitur. I mungonte një këpucë, ishte shumë i parregullt”, tha nëna e fëmijës për CBS46 NeWs.
Më pas, ajo vuri re se, ndër të tjera, fëmija kishte të mavijosur në të gjithë trupin, ndaj të nesërmen shkoi në kopsht dhe kërkoi të shihte pamjet nga kamerat e sigurisë dhe ajo që pa ishte tronditëse.
Krystin Collier foli për Fox Neës për abuzimin e djalit të saj dhe raportoi se dy mësuese e kanë rrahur rëndë, ndërsa sipas asaj që kanë regjistruar kamerat duket se ato kanë abuzuar edhe me fëmijët e tjerë në të njëjtën kohë, edhe pse deri më tani asnjë prind tjetër nuk ka shkuar në gjykatë.
Sipas asaj që nëna ka raportuar dhe konfirmuar nga Policia e Shtetit të Xhorxhias, dy mësuese kanë goditur me shuplakë, grusht në fytyrë, shkelma dhe e kanë tërhequr zvarrë trevjeçaren në dysheme.
“Një nga mësueset e kap djalin tim dhe fillon ta godasë, mendoj për ta bërë të ulet”, tha nëna, duke shtuar se stafi e goditi fëmijën atë në fytyrë, e kapi nga flokët dhe e tërhoqi zvarrë si qen.
“E pashë duke e kapur për flokësh, duke e goditur pas murit dhe në fytyrë”, tha ajo.
Mësueset Bernetta Glover dhe Autumn Coney po akuzohen për abuzim të fëmijëve të shkallës së parë dhe janë arrestuar, me akuza në pritje ndaj fëmijëve të tjerë. Karakteristikë është se në njërën prej videove të regjistruara nga kamera e sigurisë dhe të dalë në shtyp, njëra prej tyre shihet duke shkelur gishtat e këmbëve të një vajze që bërtet nga dhimbjet, ndërsa në të njëjtën kohë ajo godet një djalë të vogël për t’u ulur.