Një banor i fshatit Frashtan është asfiksuar nga tymi i zjarrit.
Bëhet fjalë për Kristo Ziso, i cili është gjendur i asfiksuar në hyrje të fshatit të tij pas avancimit të flakëve nga maja e malit drejt zonave të banuara ku një prej të cilave është dhe fshati Frashtan në Dropull.
Atij i ka rënë infarkt nga asfiksia dhe fillimisht është shoqëruar në gjendje të rënduar në Spitalin e Gjirokastrës, ndërsa pritet të dërgohet në spitalin e Janinës.