Ekuadori është kthyer në epiqendrvn e vendosjes të bandave të drogës, të cilat kryejnë kultivim, shpërndarje dhe transport të lëndëve narkotike drejt Europës apo edhe Amerikës së Veriut.
Mediat spanjolle, kanë publikuar një artikull ku renditen disa prej mafiave të cilat veprojnë në shtetin latin. Mes tyre është edhe ajo që quhet “mafia shqiptare”.
Sinaloa Cartel është një nga bandat e instaluara në Ekuador që nga viti 2009 dhe aleat me Los Choneros .
Një bandë tjetër është edhe Karteli i Gjeneratës së Re Jalisco i vendosur në territorin kombëtar që nga viti 2020, i cili rekrutoi exchoneros: Los Lobos dhe Los Tiguerones .
Gjithashtu këto media e kanë cilësuar mafien shqiptare si një nga bandat më të mëdha në botë, e cilia filloi operacionin e saj kriminal në vend në vitin 2014 dhe u lidh me bandën R7 .
Të gjitha këto grupe financojnë dhe përpiqen deri në vdekje për trë bërë të mundur transportin e kokainës nga ajri dhe nga deti.
Kartelet Jalisco dhe Sinaloa dhe mafia shqiptare blejnë kokainën nga bandat kolumbiane dhe më pas e zhvendosin përmes kufirit verior, përmes Esmeraldas./albeu.com