Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka uruar shqiptarët për 100-vjetorin e miqësisë mes dy vendeve.
Kim u shpeh se pishtari i marrëdhënieve mes dy vendeve është mbajtur ndezur edhe në diktaturë.
Teksa foli për miqësinë e fortë midis dy vendeve në fund të fjalimit të saj Yuri Kim tha në shqip “gëzuar edhe 100”.
“100 vite më parë SHBA dhe Shqipëria ranë dakord të njihnin njëra tjerë dhe të vendosnin marrëdhëniet diplomatike. Amerika dhe Shqipëria ndezën një pishtar të shenjtë që është përcjellë brez pas brezi dhe në ditët e errëta të diktuarës ky pishtar mbeti i ndezur. Sot ky pishtar është më i ndritshëm se kurrë. Nuk kam asnjë dyshim se shqiptarët janë po aq Krenarë sa populli amerikan që e kanë mbajtur ndezur këtë pishtar. Gëzuar edhe 100!”, tha Yuri Kim nëpërmjet një videomesazhi në koncertin festiv që po zhvillohet në Tiranë./albeu.com/