Biden dhe presidenti kinez në “sherr” për Tajvanin: Kush luan me zjarrin do të digjet!

Çështja e Tajvanit vijon të mbajë në tension gjithë Lindjen e Largët.

Kjo pasi në këtë çështje janë të përfshira edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat përkrahin pavarësinë e Tajvanit.

Ka qenë presidenti kinez Xi Jinping i cili drejtuar presidentit amerikan Joe Biden i bëri thirrje të mos luajë me zjarrin për çështjen e Tajvanit.

Xi Jimping tha se politika e Biden ndaj Tajvanit është e rrezikshme dhe se sipas tij do t’i kthehet Uashingtonit si një bomerang.

“Ai që luan me zjarrin me siguri do të digjet,” tha Xi në një intervistë për mediat.

Sakaq mosmarrëveshja e fundit midis Uashingtonit dhe Pekinit ka të bëjë me një vizitë të mundshme të Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi në Tajvan, një ishull që merr mbështetje joformale të mbrojtjes nga SHBA dhe që Kina e konsideron pjesë të territorit të saj./albeu.com/